Aktorja Surbhi Chandna është bërë shumë e famshme me rolin e Anikës në serialin indian dhe pas këtij roli ajo po vlerësohet shumë me çmime e tituj të rëndësishëm. Së fundmi Anika është shpallur aktorja më e mirë indiane për talentin e saj në aktrim dhe prezencën në çdo skenë që luan.

Madje mediat indiane shkruajnë se ka disa arsye pse Anika është shpallur aktorja më e mirë dhe ndër këto arsye janë: Ajo ka shumë sharm dhe elegancë që të bën për vete menjëherë. Anika e ka luajtur me mjeshtëri rolin e saj në serialin indian.

Përveçse aktore ajo mund të bëjë edhe modelen dhe ka marrë pjesë në disa reklama. Madje Anika ka prekur edhe Bollivudin pak vite më parë duke luajtur në një film. Vitin e kaluar aktorja u shpall një nga femrat më seksi indiane dhe fitoi një vëmendje të madhe.