Anisa Bahiti: Këshilltarët në protestë kundër ndotjes së metalurgjikut

Këshilltarja e LSI-së njëherësh dhe kryetare e LRI në degën e Elbasanit, Anisa Bahiti ka reaguar në mbledhjen e sotme në lidhje me dëmet të cilat vijnë prej metalurgjikut në këtë qytet.

Në reagimin e saj Bahiti shprehet se në çështjet tek të cilat bëhet fjalë për jetën e qytetarëve të Elbasanit, nuk duhet të shohim bindjet politike, por të veprohet për të mirën e përbashkët.

POSTIMI:

Janë disa çeshtje që në thelb kanë vetë jetët tona ndaj nuk kanë vend as bindjet politike as ngjyrat e kartonave, prandaj sot ne Këshilltarët e Bashkisë Elbasan të gjithë së bashku kemi vendosur ti shkojmë deri në fund kësaj çështje dhe do të protestojmë ndaj ndotjes në Metalurgji.

Këshilltarët e të gjithë forcave politike për të disatën herë shprehëm shqetësimin tonë për gjendjen e krijuar në këtë zonë duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme, edhe pse Këshilli shpalli emergjencën mjedisore, edhe pse ka nisur tashmë një hetim nga prokuroria, përsëri, masat e marra janë shumë të ngadalta.
Kjo bëri që ne Keshilltarët të vendosim të protestojmë ditën e hënë pranë kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë në kundërshtim me normat mjedisore. Bashkia e Elbasanit i është bashkuar iniciativës të Këshillit Bashkiak për të protestuar pranë kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, pa respektuar normat mjedisore.
Ne duhet të jemi të bashkuar deri në fund në këtë betejë që nuk synon asgjë më shumë sesa një mjedis i shëndetshëm dhe i pastër për qytetarët e Elbasanit. Ndaj ditën e hëne në dt 25 ftojmë të gjithë qytetarët e Elbasanit që ti bashkohen betejës tonë të përbashket.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al