Anisa Bahiti: Mirënjohje për këdo mësues që me vullnetin e tij të hekurt dhe durimin e pamat përkushtohen rrisin,edukojnë dhe përhapin dritën e diturisë për breza të tërë nxënësish

Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Elbasan Anisa Bahiti ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për ditën e 7-Marsit. ” Mirënjohje për këdo mësues që me vullnetin e tij të hekurt dhe durimin e pamat përkushtohen rrisin,edukojnë dhe përhapin dritën e diturisë për breza të tëre nxënësish”-shprehet Bahiti.

Më poshtë postimi i plotë:

Dashuria rradhitet në mesin e nevojave më të rëndësishme të njerëzimit. Në çdo fazë të jetës së tij, njeriu ka nevojë për dashurinë, e cila në periudha të ndryshme përmbushet pjesërisht nga prindërit, pjesërisht nga motrat, vëllezërit e të afërmit, pjesërisht nga të njohurit dhe miqtë. Jo pa qëllim zgjodhëm që sot në datën 7 -Mars ta sillnim dyfish dashurinë në qendrën dhe shkollën e #QShINJNV jo vetëm për mësuesit dhe terapsitët por mbi të gjitha për ata“nxënës speciale “ që ndodhen aty dhe tashmë janë miqtë tanë të zemrës . Përgjatë misioneve tona në përshtatshmëri me rrethanat, ne si #LRI jemi përpjekur përherë ta plotësojmë të tjerët sepse në ktë menyrë ne arrijmë edhe të përmbushim veten tonë.

Mirënjohje për këdo mësues që me vullnetin e tij të hekurt dhe durimin e pamat përkushtohen rrisin,edukojnë dhe përhapin dritën e diturisë për breza të tëre nxënësish 🌹📚 Gëzuar 7-Marsin nga LRI ELBASAN 📚📖📝🌹

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al