Anisa Bahiti: Protesto dhe ji në opozitë me çdo të keqe të ulur këmbëkryq në vendin tënd!

Kryetarja  e LRI-së në Elbasan, njëherësh dhe këshilltare në bashkinë e këtij qyteti Anisa Bahiti, ka reaguar me anë një postimi në Facebook në lidhje me protestën e opozitës më 26 maj.

Ajo ka theksuar faktin se çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm në të, pasi nuk ka persona të cilët mos të kenë sikurse dhe 10-të arsye për të protestuar në kohën të cilën po jetojmë.

Postimi i plotë:

Zgjidh të protestosh,bëje për vete dhe për të tjerët, dhe ji në Opozitë me çdo të keqe që e sheh të ulur këmbëkryq në vendin tënd .Nuk besoj se ka qytetar tjetër në rruzull që të ketë një arsye më shumë se shqiptarët për t’u ngritur në protestë. Sepse këtu arsyeja për të dalë në protestë është kudo. Po arsyeja më e madhe ka të bëjë pikërisht me varfërinë tonë ekstreme, jemi një popull 2.7 milion banorë dhe vuajmë për bukën e gojës. Kauza ka humbur, sepse këtu çdo gjë është një kauzë. Kjo është arsyeja pse qytetarët duhet të marrin pjesë në një protestë, sepse gjithësecili ka të paktën 10 arsye për të qënë aty, sepse çdo shqiptar ka të paktën 10 halle në familjen e tij.Nuk mendoj se duhet vetëm të Protesojmë por mendoj që duhet të reflektojmë.Të gjithë bashkë të reflektojmë, dhe të kërkojmë të ndryshojmë së pari mënyrën sesi secili të bëhet pjesë e zgjidhjes. Duke qendruar në vend numëro, nuk zgjdhim gjë. Nuk kemi zgjidhur kurrë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al