Anketa europiane, Vasili: Shqiptarët nuk ngrohen, nuk ushqehen dhe nuk vishen dot

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, i është drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama, që të përgjigjet për anketën e BE-së, e cila thotë se shqiptarët nuk ngrohen, nuk ushqehen dhe nuk vishen dot. ”Për shumicën dërmuese të shqiptarëve edhe që të ngrohen, të ushqehen si duhet, të vishen apo edhe të bëjnë pushime, është një ëndërr e ndaluar dhe këtë e tregon qartë studimi i BE-së”,-shkruan Vasili në facebook.

Nga mundësia e të ushqyerit mirë, ngrohja e shtëpive, pushimet dhe deri tek blerja e rrobave të reja, është një listë e gjatë e gjërave që ne shqiptarët nuk mund të përballojmë dot. Në listën e gjatë të pyetjeve për gjërat që munden apo nuk munden të përballojnë në sondazhin e zhvilluar nga Komisionit Europian me vendet e BE-së dhe të Balllkanit Perëndimor, Shqipëria kryeson të gjitha pyetjet me përqindjen më të lartë të mos-përballimit të gjërave.

Me ironi, kreu i grupit të LSI-së, thotë se Rama do të na shpjegojë se sa gabim është që shqiptarët duan të hanë ngrohen pushojnë e vishen. Nga ana tjetër, Vasili thotë se Rama do të shprehet se shqiptarët që duan bukë dhe veshje, po pengojnë hapjen e negociatave me BE-në.

”Po pres të thotë që këto janë mashtrime të poshtra. Po pres të dëgjoj se si do thonë që ekonomia është rritur e rritur lart shumë lart fare. Po pres të dëgjoj që portali do ti ngope shqiptarët me mish, me ngrohje dhe me veshje, boll një mesazh të vogël atje. Po pres të dëgjoj se shqiptarët që duan bukë, ngrohje dhe veshje janë kundër reformës në drejtësi dhe po pengojnë hapjen e negociatave me BE. Po pres që të koleksionoj idiotësinë e radhës të Shkollëpakësisë pa shërim.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al