Një sërë bashkish në vend kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve, pas dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Edhe qytetarët u janë bashkuar kërkesës së bashkive për zbatimin e këtij dekreti, duke u shprehur se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

Në Kamëz, Gjirokastër, Burrel, Pogradec, Skrapar, Kukës, Berat, Lezhë, Kavajë e shumë bashki të tjera në vend, ka pasur ditën e sotme tensione të shumta, pasi qytetarët kanë kundërshtuar çmendurinë e KQZ-së, e cila nuk ka liruar akoma KZAZ-të, edhe pas kërkesës së bashkive për lirimin e tyre, bazuar në dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.