Anxhela Salaj: Nuk dua të largohem nga vendi im, sepse Shqipëria është e të gjithëve!

Të jesh një i ri shqiptar sot është shumë e vështirë për vetë faktin se të rinjtë e vendit tim përçmohen e hera-herës cilësohemi si një brez pa guxim, pa ambicie dhe pa prespektivë.

Unë si një e re shqiptare me dëshirën e madhe të jetoj bashkë me familjen time aty ku fati deshi që të lindja, sa herë përballem me një konstatim të tillë, ndihem keq dhe përpiqem sa mundem të shpjegoj se e kundërta është e vërtet. Përpiqem të tregoj se unë, por dhe shumë të rinj të tjerë nuk janë thjeshtë brezi i smartfonit, rrjeteve sociale apo kafeneve, por jemi të rinjtë që e duam arsimin, e duam sportin, e duam librin dhe pse në çdo hap përballemi me një shoqëri dhe vendimmarrje që nuk i favorizon këto të fundit paçka se i propagandon shumë.  Kur startova vitin e parë në Fakultetin Ekonomik, shumë njerëz me shihnin me skepticizëm dhe disa të tjerë nuk ngurruan të më kritikonin. Kjo sjellje jo për shkak të zgjedhjes sime, por për qëndrimin tim këtu.

Përshëndetjet dhe urimet e rastit miqtë, të afërmit dhe bashkëmoshatarët e mi  i kishin zeëvëndësuar tashmë me dy pytje: “Akoma këtu ti? Pse nuk aplikon jashtë?“ Ishin dy pyetje në të cilat rrotullohej jo vetëm jeta ime, por sipas tyre e ardhmja e të gjithëve.

Më vjen tmerrësisht keq kur në biseda të ndryshme mund të dëgjoje histori të shumta se si studente  përpiqeshin me çfarëdo lloj mënyre vetëm për tu larguar nga vendi . Por njëkohësisht ka dhe studentë të cilët paçka se e kanë humbur besimin se arsimi këtu vlen dhe të siguron dije, përsëri mësojnë. Studentë që nuk rendin të kërkojnë diploma falso e nuk përdorin miq për të marrë një notë të pamerituar, por që thjeshtë kërkojnë  të drejtën e tyre  legjitime, pak meritokraci në këtë vend që gjithmonë e më shumë nuk ngjall besim dhe shpresë.

Fatkeqësia më e madhe është se ne i drejtohemi njëri-tjetrit me fjalën largohu,largohu,largohu. Por pa mendoni pak pse duhet të zgjedhim të largohemi ne dhe jo ata që e katandisën Shqipërinë në një vend ku shpresa ka vdekur? Pse duhet të largohem unë dhe jo ata të cilët mendojnë se e kanë lidhur fatin me karrigen në të cilën ulen çdo ditë? Pse duhet të largohem unë? Pse duhet të largohesh ti? Pse duhet të largohemi ne të rinjtë, e ardhmja e këtij vendi? Pse duhet të sakrifikoj unë veten për ata të cilët nuk kanë qëllim zhvillimin e vendit, por zhvillimin e xhepit?

Nëse duhet të largohet dikush nga ne të gjithë, janë ata të cilët i morën besimin shqiptarëve dhe  e katandisën Shqipërinë në vendin e urrejtes, oligariksë, mashtrimeve. Në vendin kur ‘Rilindja’ është një rivdekje, e që dita-ditës po ushqehet me djersën, me punën dhe me mundim e palodhur të njerëzve që nuk rreshtin së treguari dinjitet dhe moral. Në vendin ku i drejti zhytet dhe oligarkëve u  thuren lavde. Në vendin ku krimineli është njeriu më i drejtë dhe duhet respektuar. Në vendin ku njerëzit po zhvishen nga çdo lloj mirësie. Në vendin ku nuk ka shpresë e një popull që nuk ka shpresë është një popull i vrarë për së gjalli.

Por unë nuk dua ta shikoj vendin tim, miqtë e mi, bashkëmoshatarët e mi, të afërmit e mi në këtë gjendje. Askush nuk ka përse të pranojë viktimizimin e kësaj qeverie dhe nesër të bëhet një ‘bashkëfajtor’. Unë të paktën jo dhe e di që kjo ‘Jo’ është edhe me fuqishme se unë. Dhe në këtë  ‘Jo’ brohorasin mijëra zemra që e duan Shqipërinë, që e duan të ardhmen dhe që e duan integrimin europian.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al