Të mërkurën, Apple pritet të lancojë tre iPhone të rinj, të pajisur me një lloj softëare i cili ju bën të kaloni më pak kohë me të. Po pse po e inkurajon kompania këtë gjë? Optimisti zoti Cook, dëshiron që të shpëtojë njerëzimin nga kthimi në një zombie smartphonesh.

Software quhet Screen Time, dhe bazohet në idenë për të qenë i vëmendshëm se sa kohë kaloni në adresat tuaja, dhe pse duhet të eleminoni këtë kohë. Aty ka shumë informacion për kohën tuaj të përdorimit, dhe mund të vendosni limite në aplikacione specifike, të cilat ju harxhojnë më tepër kohë.

Si funksionon Screen Time?

Screen Time, nuk është një aplikacion, është i fshehur te Settings. Ajo krijon grafikë për kohën tuaj të qendrimit ditor dhe javor, dhe sa shpesh e prekni ju telefonin apo kohën e kaluar në aplikacione të caktuara.

Setting app është një nënkategori e cila vendos limite për Instagramin apo Twitter. Fillimisht do ju paraqitet grafiku, i kohës së shpenzuar, dhe më pas ju e vendosni vetë kohën që dëshironi të shpenzoni. por një këshilë e mirë, është që mos të vendosni limite ekstreme, të cilat edhe ju e dini që nuk do i zbatoni.