Apple është gati të hedhë në treg smartfonin më të shtrenjtë të bërë ndonjëherë.

Çmimi i smartfonit të njohur paraprakisht si iPhone XS Max, pritet të dalë këtë javë dhe me siguri thuhet që do kushtojë më shumë se 1000 paund ose 1500 dollarë.

iPhone i ri tashmë është telefoni më i shtrenjtë që Apple ka bërë ndonjëherë: iPhone X e vitit të kaluar kishte çmimin më të lartë ndonjëherë të çdo iPhone tjetër, dhe versioni më i madh i të njëjtit telefon me siguri do të jetë shumë më i shtrenjtë.

iPhone X aktualisht shitet për 1,149 dollarë në konfigurimin e tij më të madh të memorjes.
Kur u njoftua për çmimin e lartë të iPhone XS Max, disa nuk ngurruan të bënin ironi me emrin e tij “XS Max” duke u shprehur se kjo i përshtatet më së miri çmimit të tij të tepërt.

Dalja në shitje e këtij iPhone të ri do të thotë që çmimet e iPhone X do të ulen gradualisht, por hedhja e tij në treg po vjen në një moment jo shumë të përshtatshëm duke marrë parasysh mosmarrëveshjen e Amerikës me Kinën sa i takon tarifave rreth tregtisë. Apple ka sugjeruar që ato tarifa shtesë mund të rrisin koston e prodhimeve të saj deri në 25 përqind.