Kryeshefi i sigurisë i Apple tha përpara Kongresit Amerikan ditën e Dielë se nuk ka gjetur shenja hakimi pas alarmit që ngriti raporti i Bloomberg javën e kaluar.

Zëvendës presidenti për sigurinë pranë Apple George Stathakopoulos tha se kompania ka hetuar rastin dhe nuk ka gjetur prova të cilat konfirmojnë pretendimet e Bloomberg se serverat e Apple prodhuar nga Super Micro përmbajnë “backdoorë” Kinezë.

“Mjetet e sigurisë së Apple vazhdimisht skanojnë trafikun hyrës dhe dalë i cili provon nëse ekziston një maluer apo aktivitet keqdashës. Anjëherë nuk kemi vërejtur aktivitet të pazakontë,” tha Stathakopoulos.