Arbi Koka : “Ne sot jemi të pandalshëm, besojmë në forcën e ekipit për ndryshim!”

Fjala e koordinatorit të LSI në Durrës, Arbi Koka gjatë një takimi organizativ me strukturat e LRI në Durrës

Tashmë fushata ka filluar dhe ne kemi eksperiencën, njerëzit e duhur, energjinë e duhur,  të kemi rezultatin që  besojmë se do të arrijmë  në këto zgjedhje.

Ndajmë përgjegjësistë për të shumfishuar rezultatin! Kjo është motoja më te cilën punojmë çdo ditë në rradhët tona! Sepse në LSI çdokush e njeh punën që bën dhe jemi të bindur në rezultatin pozitiv. Forca e ekipit është motivimi ynë drejt së nesërmes më të mirë, drejt së ardhmes më të mirë se e sotmja!

Ne do të dimë të prekim interesat e njerëzve tanë për të na votuar.LRI Durrës është gati për angazhimin  maksimal në mbeshtetje të ekipit të 14 kandidatëve të LSI-së së qarkut Durrës.

Sepse rinia e qytetit tim beson në forcën dhe fuqinë e ndryshimit për një të ardhme më të mirë, në vendin tonë!

Për ne të rinjtë, familja është vatra ku formohet solidariteti dhe përgjëgjesia sociale. Forcimi i rolit të rinisë në shoqëri është parësor për konsolidimin e vlerave që i shërben shoqërisë dhe progresit të saj.

Arsimimi cilësor për të rinjtë, është baza për punësim të mirëpaguar nesër!

I vetëm mund të ecësh më shpejt por jo shumë larg, ndërsa së bashku  një ekip për një qëllim,  hapat tanë janë më të sigurtë

(Burimi: Integrimi.al/ Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al