Argjentina do të luajë dy miqësoret e ardhshme kundër Kilit dhe Meksikës, ndërsa trajneri Scaloni ka bërë publike edhe listën me 25 futbollistët e grumbulluar për këto 2 përballje.

Dy sulmuesit kryesorë të ekipit janë Paulo Dybala dhe Lautaro Martinez, të cilët pritet të udhëheqin skuadrën në majën e repartit ofensiv, ndërsa interesant është fakti se mungon ylli i ekipit, Lionel Messi për shkak të dëmtimit.

Argjentina do të luajë fillimisht me Kilin në ‘Los Angeles Coliseum’ më 5 shtator, më pas do të ndeshet me Meksikon në ‘Alamodome’ të San Antonio Texasit, pesë ditë më vonë.

Ja lista e plotë:

Portierët: Esteban Andrada (Boca Juniors), Franco Armani (River Plate) and Agustin Marchesin (Porto).

Mbrojtësit: Nicolas Otamendi (Manchester City), German Pezzella (Fiorentina), Leonardo Balerdi (Borussia Dortmund), Marcos Rojo (Manchester United), Lucas Martinez Quarta (River Plate), Gonzalo Montiel (River), Nicolas Figal (Independiente), Nicolas Tagliafico (Ajax).

Mesfushorët: Marcos Acuna (Sporting CP), Leandro Paredes (Paris Saint-Germain), Guido Rodriguez (Club America), Giovani Lo Celso (Tottenham), Nicolas Dominguez (Velez), Rodrigo De Paul (Udinese), Matias Zaracho (Racing), Roberto Pereyra (Watford), Exequiel Palacios (River Plate), Lucas Ocampos (Sevilla), Manuel Lanzini (West Ham),  Alexis Mac Allister (Boca).

Sulmuesit: Joaquin Correa (Lazio), Lautaro Martinez (Inter), Paulo Dybala (Juventus) and Adolfo Gaich (San Lorenzo).