Një ari i rrallë aziatik është fotografuar në një zonë të demilitarizuar, thotë qeveria e Koresë së Jugut. Ai u filmua në video në pjesën lindore të zonës që ndan Korenë Veriore dhe Jugore. Ariu i zi i Azisë klasifikohet si i rrezikuar për zhdukje nga Fondi Botëror i Kafshëve të egra.

Kjo zonë e demilitarizuar është bërë një strehë për bimët dhe kafshët e egra në Korenë e Jugut duke parashikuar se ka mbi 100 lloje të rrezikuara që ndodhen pikërisht në këtë zonë.

“Besohet se ariu i fotografuar është rreth tetë deri nëntë muajsh dhe peshon rreth 25 deri në 35 kilogramë, është pasardhës i arinjve të zinj aziatikë që banonin në këtë zonë për një kohë mjaft të gjatë”.

Ushtarët e Koresë së Jugut kishin raportuar se kishin parë një ari të njëjtë në të kaluarën por ama nuk kishin asnjë dëshmi fotografike që ta vërtetonin diçka të tillë.

Kamerat u instaluan nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë i Koresë së Jugut. Zona e demilitarizuar është një rrip toke prej 250 km e cila ka një gjerësi prej 4 km që shkon përgjatë Gadishullit Korean.

Aktualisht është minuar dhe fortifikuar me tela me gjemba, rreshtat e kamerave të vëzhgimit dhe rrethimi elektrik. Ajo u krijua pas nënshkrimit të deklaratës që solli fundin e Luftës së Koresë 1950-1953.

Rreth 6,5 milionë vizitorë vijnë çdo vit në këtë zonë për të shikuar përmes gardhit në Korenë e Veriut.

Sidoqoftë, falë një ngrohje të kohëve të fundit të lidhjeve mes të dy koreve, në këtë zonë të demilitarizuar po ngrihen shtigje të cilat përdoren për të pasionuarit pas ngjitjes së maleve në afërsi të qyteteve kufitare të Cheorwon dhe Paju. Qeveria e Koresë së Jugut ka kohë që planifikon një “rrip të turizmit ekologjik” në zonë.

Cilat kafshë banojnë në të?

Për shkak se zona është kaq e prerë, ajo është bërë një rezervë natyrore e pa cënuar. Sipas Ministrisë së Mjedisit të Koresë së Jugut, në këtë zonë ka mbi 5.097 lloje kafshësh dhe bimësh.

Lejlekët me kurorë të kuqe janë një nga më të rrallët në botë dhe klasifikohen si specie e rrezikuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Popullsia e saj globale vlerësohet të jetë rreth 3,050 në total në mbarë botën. Zogjtë gjithashtu migrojnë nga kjo zonë në Mongoli, Kinë, Rusi, Filipine dhe Australi. Kafshë të tjera të rralla janë zbuluar në këtë zonë si dhi të një lloji të rrallë, kondorë dhe rrëqebuj.