Mbremjen e djeshme Policia e Tiranës ka shoqëruar studentet Ana Azizaj vetëm për shkak të parullës pranë banesës ky jeton ambasadori i OSBE në Tiranën, Bernd Boschardt.

Ana Azizaj është marrë nga policia në mes të natës vetëm për ti bërë presion për atë që mazhoranca po e quan “kërcënim” ndaj diplomatit.

Pas shoqërimit të Azizaj kanë reaguar disa nga zyrtarët dhe ish-deputetët e LSI-së:

Reagimi i Nënkryetarit të LSI-së Petri Vasili

SKANDAL STUDENTJA NE POLICI PER BORCHARD!!!

Policia e Rajonit Nr.1 therret në mes të natës studenten Ana Azizaj për ti bërë presion.

Arsyeja është se i ka thënë Borchardit “Turp ti vijë”.

Ky është TURP i vërtetë.

Policia që nuk guxon të ndalë horrat,kriminelët dhe të korruptuarit thërret në mes të natës një vajzë të re studente.

Ana Azizaj ka të drejtën e fjalës ka të drejtë të mendojë ndryshe ka të drejtë të protestojë.

TURP më të madh Shqipëria nuk ka parë.

Turp për cdo ndërkombëtar që hesht ndërsa studentja Ana Azizaj thirret në mes të natës.

Turp ti vijë të gjithë atyre që heshtin.

Shame on you të gjithë atyre që përkrahin terrorin ndaj një vajze  që thotë mendimin e lirë të saj.

Reagimi i Nënkryetares së LSI-së, Kejdi Mehmetaj

Skandal!

Me urdhër politik, pa asnjë arsye, pa kryer asnjë krim, shoqërohet një vajzë e re në komisariat. Shoqërohet sepse ajo mendon lirisht, shprehet lirisht dhe kërkon lirisht të drejtat e saj. Shoqërohet pse ajo është trime e kurajoze përballë pushtetit kriminal që është vendosur në krye të vendit.

Po ku janë përfaqësuesit e ambasadave tani? A nuk u vjen turp që pa teklif vërsulen për ti bërë qokën e rradhës Ramës, ndërsa për liritë e të drejtat e një vajze të re dhe bashkëmoshatarëve të saj nuk thonë asnjë fjali. Janë 20 bij nënash që janë mbajtur të arrestur, 20 bij nënash që i vetmi krim që kanë kryer eshtë protesta për një Shqipëri demokratike. Pse nuk u shqetësua Borchardt për ta?

Turp për të gjithë!

Ata që fshihen pas këtij veprimi të policisë të maten mirë, do të përgjigjen një më një përballë qytetarëve dhe drejtësisë.

Si Ana janë të gjithë të rinjtë shqiptarë, a ka Rama mjaftueshëm policë ti shoqërojë të gjithë?

Turp!

Ne nuk trembemi e as tërhiqemi!

Asnjë hap pas!

ReagimiNënkryetares së LSI-së, Erisa Xhixho

Turp për ju.

Shoqërohet në mesnate në polici nje studente e shkëlqyer dhe qytetare e lirë pasi krimin më të madh që ka bërë është të protestojë për të drejtat e saj kundër kësaj qeverie kriminale. Shoqërohet se ka shprehur lirisht mendimin e saj ndaj një diplomati që bën protagonistin që nuk i takon në vendin tonë.

Turp i madh.

I bëj thirrje atyre që kanë dhënë këtë urdhër politik gjithashtu dhe drejtuesve policise të kenë kujdes për cdo veprim, pasi përgjegjësia do te jetë personale para drejtesisë dhe qytetarëve.

Ndërkombëtaret dhe veçanërisht ambasadorit të BE që ne ditën e Europës kishte lajtmotiv “Fuqinë e Rinisë” të reagojë ndaj këtij turpi të madh që synon ti bëhet të rinjve për ti trembur apo intimiduar ata në ushtrimin e të drejtave të tyre të sanksionuara në kushtetute dhe konventa ndërkombetare.

Askush nuk i mbyll dot gojën rinise .

Ana Azizaj është qytetare europiane me kurajo dhe guxim për të kërkuar të drejtat e saj, pa u kompleksuar nga askush ,por e bindur në betejen e saj për liri dhe standarte europiane si bashkëmoshataret e saj në botë.

Asnjë hap pas në betejën tonë.

Reagimi i Anëtarit të Kryesisë Klevi Pojana

Ta harrojë cilido se mund të ushtrojë dhunë, presion apo shantazh ndaj të rinjve!

Fjala e lirë në këtë vend nuk do të robërohet dot kurrë nga kasta në pushtet!

Fundi i atyre që kriminalizuan policinë, kanabizuan vendin, larguan rininë dhe vranë shpresën me arrogancë e abuzivitet ka ardhur!

Asgjë dhe askush nuk mund ta ndal një të ri shqiptar të protestojë për vendin e tij, për Shqipërinë si gjithë europa!

Ana nuk ka kërcënuar askënd dhe është një e re që jetën e ka ndërtuar mbi arsimim dhe punë!

Nëse ndonjëri shikon tek ‘Shame on you’ kërcënim, unë shikoj tek ai një njeri që ka nevojë për psikolog!

Reagimi i ish-deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi:

FRYMEZOHEMI NGA TY ANA AZIZAJ!

Pra Ambasadorë, Ana ju ka kercenuar jetën?!? Qesharake! Jeten e qytetareve e kercenon krimi shqiptar per te cilin hezitoni te flisni!

Ana ti sot je frymezim dhe shembull, sepse rinia Shqiptare per te ndertuar Shqiperine Europiane nuk duhet te kete turp nga te pamoralshmit!

Jemi me te vendosur se kurre qe bashke me te rinjte dhe te rejat te luftojme per te drejtat tona, per nje Shqiperi me te mire!

Nuk na trembni dot! Nuk na intimidoni dot!
Nuk na e mbyllni dot gojen!
Te rinjte e bashkuar jane me te fuqishem se kurre!

Shame on them!

Reagimi i ish-deputetes së LSI-së, Silva Caka

Diktatura po riinstalohet: zgjidhe vetë në cilin krah të historisë dëshiron të qëndrosh!

Ana është nga ato vajza që të gozhdon me një shikim; forca e karakterit të saj me të drejtë i tremb të pakarakterët, të neveritshmit si Berndt Borchardt, Edi Rama e Sandër Lleshaj!

Ana është shoqëruar dje në polici, vetëm për fjalët “Shame on you”, të shkruara në pallatin ku jeton Ambasadori i OSBE-së. E tmerrshme ku po jetojmë!

Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ajo sigurisht nuk do të ishte Ana:

Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ai sigurisht do të duhej të ishte Edi Rama, që po i vjedh çdo ditë shqiptarët!

Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ai sigurisht do duhej të ishte Sandër Lleshaj, që e ka bërë Policinë e Shtetit totalisht politike e që helmon e dhunon qytetarë të lirë çdo ditë!

Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ai sigurisht do duhej të ishte Berndt Borchardt, që shfrytëzon autoritetin dhe detyrën e dhënë nga OSBE, për t’u kthyer në mantenutën e Edi Ramës e për t’u tallur me shqiptarët, me deklaratat e tij skandaloze, që nuk i hanë as qentë!

Ana zgjodhi të mos heshtë!

Sot duhet të jemi të gjithë me Anën!

ANA është ana e ndritur e medaljes dhe e historisē!