Arrihet marrëveshja për draftin e ri, Rama-Meta-Basha: “Po” propozimit të ambasadorëve

13816852_1540963389262406_653326018_nEurodeputeti Knut Fleckenstein konfirmon hartimin e një drafti të ri për reformën në drejtësi pas negociatave mes palëve.Sipas tij, ky do të jetë drafti dhe propozimi i tyre i fundit, ndaj u bën thirrje deputetëve që ta votojnë.
Palët janë mbledhur sërish në një takim në Kryesinë e Kuvendit, për të negociuar mbi propozimin e ri, ku të pranishëm janë dhe dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.Mësohet se Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama e kanë pranuar draftin.Propozimin e ri, i cili përfshin KLGJ-në dhe KLP-në e pranoi dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi.Duke falënderuar Kryeministrin z. Edi Rama, Kryetarin e PD-së, z. Lulzim Basha dhe Ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin, Kryetari i Kuvendit thekson se  marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi.

Meta bën thirrje për formalizimin e procesit me votën unanime në Kuvend.

“Falenderoj Kryeministrin z. Rama, Kryetarin e PD-së z. Lulzim Basha dhe ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin. Marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi. Tashmë të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvend. Mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian”, theksohet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta.

(Burimi:integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al