Me sa duket Samsung Galaxy S10 do të vijë, as me një e as me dy modele, e as me tre, por me katër të tilla. Kjo është thënë në njoftimet më të hershme ndërsa tani do të na duhet të përgatitemi për plot pesë modele.

Përtej modeleve të diskutuara si Galaxy S10 Lite, Galaxy S10, dhe telefoni S10+, të dhënat e reja flasin edhe për dy modele të tjera, të cilët do të punojnë me teknologjinë 5g. Ndërsa thashethemet flasin edhe për një edicion të limituar të Galaxy S10.

Nuk është ende e qartë se si do të jenë dy modelet e tjera të telefonit që pritet të lançohet nga gjigandi koreano jugor, duke qenë se dhe raportet e bëra publike janë disi konfliktuale.

Mendohet se Galaxy S10 Lite do të jetë modeli më ekonomik, ndërsa Galaxy S10 do të ketë një ekran të ndërtuar me teknologjinë O. Sa për Galaxy S10+, ky i fundit pritet të jetë perla e vërtetë e koleksionit. Për të gjitha modelet mendohet se do të ketë variante ngjyrash si dhe mundëesi për të zgjedhur mes kapaciteteve të ndryshme të Ram-it.