Të mërkurën, Twitter do të fillojë të testojë një funksion, të quajtur “Flota”, që do të lejojë të ngarkoni foto, video dhe tekst që zhduken pas një periudhe të shkurtër kohe.

Kjo nuk është asgjë e re. Twitter po teston funksionin e Story, që mëton ta integrojë në platformë ngjashëm sikurse rrjetet gjigante sociale Facebook, Instagram e WhatsApp, transmeton lajmi.net.

Testimi është duke u bërë tek përdoruesit e Brazilit, njoftoi kompania nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre në blog.

‘Fleets’, siç janë emërtuar storiet, nuk mund të pëlqehen e as të bëhen ‘retweet’, tha firma.

Ato do mbështestin tekste, GIF-a, video dhe foto.