Grei Frashëri është 23-vjeçari shqiptar i cili u ekzekutua të premten e 7 shtatorit në New York.

Në pranga për vrasjen e tij ka rënë Anthony Valenti 35 vjeç me banim në Bensonhurst.

Sipas mediave amerikane, asnjë prej plumbave që shtiu Valenti nuk e kanë prekur shqiptarin, por ishte bashkëpunëtori i tij i cili e qëlloi me thikë dhe e preu në pjesën e qafës duke e lënë të vdekur.

Besohet se arsyeja për të cilën i riu shqiptar u ekzekutua, ishte për hesape droge.

35-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Frashërit është arrestuar 10 herë në total, për motive të përfshirjes në hesape droge dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Valenti u arrestua gjatë orëve të mëngjesit të së hënës, më 17 shtator.