Ndërron jetë në spital Genci Caca i cili u plagos gjatë atentatit ndaj Edisan Harizajt.

Newsbomb.al mëson se 33-vjeçari ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës në Tiranë.

SI NDODHI ATENTATI MBRËMË NË DURRËS:

Mbrëmë u vra Edison Harizaj 39 vjeç dhe u plagos Genci Caca 33 vjeç.

Viktima dhe i plagosuri u gjetën të qëlluar me armë brenda një automjeti Audi me targa AA867TX në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar. Të dy janë me origjinë nga Vlora.

Harizaj dhe Caca po udhëtonin me makinë nga Tirana drejt Kavajës kur u është bërë pritë dhe kanë rënë pre e një atentati tipik mafioz. Sipas dyshimeve të para të policisë, mendohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë.

Një makinë e djegur u gjet në Shën Vlazh, që mendohet se u përket atentatorëve. Këta të fundit dyshohet që më pas kanë përdorur një tjetër automjet për t’u larguar.

Në foto Edison Harizaj