Chelsea dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje përfundimtare për sulmuesin Alvaro Morata. Të dy klubet kanë njoftuar në rrjetet sociale se pas huazimit që mbaron në fund të sezonit të ardhshëm 26-vjeçari do t’i bashkohet përfundimisht Atletico Madridit.

Në lajmërimin zyrtar nuk bëhet e ditur shifra mbi bazën e të cilës është arritur marrëveshja, por në 2017 Chelsea e bleu futbollistin nga Real Madrid për 70 mln paund.

Në 72 ndeshje me londinezët Morata realizoi 24 gola, madje duke realizuar që në debutim, por në fund nuk arriti të bindte drejtuesit e klubit.