ATP:23 maji data fundit e aplikimit për njohjen e pronësisë

pronat-dhe-pronaretAgjencia e Trajtimit te Prones ka njoftuar sot lidhur me procesin e aplikimit per njohje pronesie se do te jete e hapur edhe me date 21 dhe 22 maj 2016 (ditën e shtune dhe te diele) nga ora 08:00 -16:00 .

Meqenëse data 23 maj 2016 është afati i fundit për te aplikuar për njohje pronësisë lutemi qe vetëm ata qytetare te cilët nuk kane aplikuar asnjëherë për njohje pronësie dhe e paraqesin ketë kërkese për here te pare, te paraqiten pranë Agjencisë.

Te gjithë te interesuarit e tjerë do te njoftohen publikisht dhe zyrtarisht nga ana e ATP mbi ecurinë e dosjeve te tyre.

Pronaret qe do te aplikojnë deri ne date 23 maj për njohje pronësie duhet te kenë me vete vetëm dy dokumente, Një dokument origjine prone te nxjerre nga arkiva e shtetit dhe një pozicionim hartografik te pronës qe pretendojnë t’u njihet.

Qytetaret qe do te vijnë pranë Agjencisë do plotësojnë formularin e aplikimit për te cilin do te keni mundësinë te konsultoheni me punonjësit e Agjencisë.

Ketë formular mund ta shkarkoni edhe nga faqja ëeb: atp.gov.al dhe mund ta dorëzoni ketë grup dokumentesh edhe përmes postes, duke i postuar deri ne date 23 maj 2016.

Për çdo informacion mund te na kontaktoni ne numrin e telefonit vene ne dispozicion nga ATP për qytetaret: 04 2256642 si dhe ne adresen email:Zyra.Shtypit@atp.gov.al.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al