Një aksident tjetër është shënuar pasditen e sotme në Elbasan ku një ambulancë është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër dhe mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona që po udhëtonin në mjetin tip “Golf”.

Ndërkohë, mësohet se fatmirësisht nga aksidenti, ka shpëtuar stafi mjekësor i ambulancës të cilët po shkonin në një rast urgjent.