Një avion ka rrezikuar të rrëzohet pasi një zog u përplas me motorin e tij duke i vënë flakën. E gjithë pamja u filmua nga një udhëtar i tmerruar që e postoi më pas në rrjetet sociale.

Aksidenti ndodhi në Kanada teksa avioni po udhëtonte nga Abbotsford për në Edmonton u fut mes një tufe parash të egra menjëherë pas ngritjes dhe disa zogj fatkeq u përthithën në një nga motorët e aeroplanit.

Piloti i “Boeing 737” u detyrua të deklarojë një emergjencë dhe ta kthejë avionin përsëri drejt Abbotsford.

Ndërkohë, pasagjerët në kabinë dëshmuan pamjen e tmerrshme të një serie topash zjarri që shpërthejnë rreth krahut të avionit. Një pasagjer madje arriti të kapte pamjet e incidentit alarmant.