Ban Ki Moon përshëndet bashkëpunim e Vendeve të Mesdheut në luftën kundër terrorizmit

Sesioni i 10-te i Asamblesë Parlamentare të vendeve të Mesdheut, i mbledhur në Tiranë, po vijon të premten punimet ne ditën e dytë të tij. Ky sesion, ku marrin pjesë 250 delegatë, u përshëndet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, përmes një video-mesazhi.

Në mesazh, Sekretari Ban Ki Moon thekson se bashkëpunimi midis Asambleve Parlamentare të Mesdheut dhe Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë kurrë më parë kaq i rëndësishëm, ndërsa inkurajoi vendet që të punojnë bashkërisht në luftën kundër terrorizmit dhe për zhvillimin e një plan-veprimi për parandalimin e dhunës ekstremiste.
Në përfundim të punimeve të Asamblesë Parlamentare të vendeve të Mesdheut, do të mbahet një konferencë për shtyp në mesditë në Hotel Sheraton.

Një ditë më parë, ky sesion i PAM-t u përshëndet nga kryeparlamentari Ilir Meta, i cili konfirmoi gatishmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për një rol më aktiv në forcimin e Asamblesë Parlamentare të Mesdheu. Takimi i Tiranës, tha Meta, do të prodhojë rezultate konkrete në interes të bashkëpunimit mes të gjitha vendeve të këtij rajoni.
Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij shprehu bindjen se vendet e Mesdheut duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përballimin e sfidave të përbashkëta.

Burimi:(ATSH\ E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al