Neymar është penduar për largimin nga Barcelona dhe dëshiron të rikthehet në ‘Camp Nou’.

Duke përfituar nga kjo dëshirë e lojtarit, edhe drejtuesit katalanas kanë nisur tratativat me PSG-në për një rikthim të bujshëm!

Braziliani ka kërkuar nga PSG-ja që ta lejojë të largohet në drejtim të katalonasëve, por francezët nuk do të heqin dorë aq lehtë.

Sipas “Guillem Balague”, skuadra franceze kërkon 300 milionë euro nga shitja e tij.

PSG kishte paguar 222 milionë euro për transferimin e Neymar, ndërsa tani kërkon të fitoj së paku 80 milionë euro.

Nuk dihet nëse drejtuesit e Barcelonës do jenë apo jo gati të paguajnë këtë shifër të çmendur për rikthimin e brazilianit.