Për sa kohë Messi është në fushë, Barcelona ka një marsh me shumë, ka gjithnjë diçka më shumë se rivalët, kjo u konfirmua edhe në sfidën e kthimit kundër Man.United, ky një dopjetë e tij vendosi fatet e kualifikimit. Messi shijon këtë sukses por nuk dëshiron të shoh larg:

“E dinim se do të ishte një ndeshje e ndërlikuar, duhet të bënim me shumë se në sfidën e parë. Jemi të lumtur për atë që kemi arritur. Liverpool apo Porto? Do të jetë e ndërlikuar, kushdo arrin në gjysmëfinale e meriton. Tripleta? Ne duhet të mendojmë hap pas hapi, të mendojmë fillimisht për La Ligan dhe ta fitojmë sa më shpejt të jetë e mundur, më pas të shohim”, u shpreh Messi në përfundim të sfidës.

I lumtur për këtë kualifikim u shfaq dhe Ernesto Valverde: “Zhvilluam një ndeshje të madhe, vuajtëm pak në fillim por skuadra rikuperojë pak nga pak dhe në fund e merituam”, u shpreh trajneri i Barcelonës.

Man.United nuk arriti të bënte të njëjtën gjë si në sfidën kundër PSG, përmbysja e rezultatit ishte e pamundur, për më tepër kur në fushë është një futbollist si Leo Messi: “Messi është një futbollist me një nivel shumë të lartë, pas 2-0 ishte shumë e vështirë për ne. Ai dhe C.Ronaldo janë dy nga lojtarët më të mirë në dekadën e fundit. Ne aspirojmë të bëhemi si Barcelona por për të arritur diçka të tillë duhet të punojmë shumë, mgjth mund të arrijmë në nivelin e Man.United të dikurshëm. Tani është e kotë të mendojmë për të shkuarën, duhet të përqendrohemi në finalen e sezonit, u shpreh trajneri i Man.United.