Kreu i PD-s Lulzim Basha, ka deklaruar, mbrëmjen e sotme se qëllimi i opozitës së bashkuar është që të çojë Ramën para drejtësisë, pasi ai është bashkëpunëtor i krimit.

Ndërkohë që ka hedhur kategorikisht poshtë një bashkëpunim me këtë qeveri.

Basha: Nuk ka për të pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Qëllimi apo objektivi im si kryetar I Opozitës, I Partisë Demokratike dhe I aleatëve tanë është jo thjeshtë largimi I tij si kryeministër, por largimi I tij nga politika dhe dërgimi i tij para drejtësisë.

Partia Demokratike dhe aleatët po përgatiten për zgjedhje, për zgjedhjet lokale, por po përgatiten për zgjedhje të përgjithshme. Qëllimi ynë është që me shumicën e shqiptarëve që nuk e pranojnë dhe nuk e durojnë më këtë gjendje, ti imponojmë një zgjidhje politike vendit. Një zgjidhje që duhet të kalojë apo të tejkalojë gjendjen e grushtit të shtetit ku ndodhemi.

Bejtja: Me Edi Ramën kryeministër?

Jo,jo. Pa Edi Ramën

Basha: Nuk ka shans Edi Rama te na shantazhojë as mua, as PD per te na ndalur ne qellimin e shpalla sot: te largojmë Ramën nga politika dhe ta çojmë para drejtësisë.