Vetëm pak orë pasi policia spanjolle arrestoi 4 shtetas si autorë të vjedhjeve të shtëpitë, kryesisht të futbollistëve, një tjetër lojtar i La Liga ka rënë pre e hajdutëve.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Villareal, Andre-Frank Zambo Anguissa. Lojtari i huazuar nga Fulham ka rënë pre e hajdutëve, të cilët kanë hyrë në pronën e tij në Grau.

Sipas mediave spanjolle, konkretisht “Mediterraneo” njoftojnë se në shtëpinë e 23 vjeçarit hajdutët kanë marrë bizhuteri që kapin shifrën e 100 mijë eurove.

Mendohet se hajdutët janë futur nga sipër ndërtesës ku banon futbollisti, që bëhet kështu futbollisti i dytë i “Nëndetëses së Verdhë”, pas Karl Toko Ekambi që i vidhet shtëpia.

Ezequiel Garay, Gabriel Paulista, Ramiro Funes Mori dhe Geoffrey Kondogbia janë disa shembuj të tjerë të lojtarëve, shtëpia e të cilëve u grabit në komunitetin Valencian.