Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se BE premton 4.9 miliardë euro me Bankën Evropiane të Investimeve, për testet, kurimin dhe vaksinat për koronavirusin.

Premtimi erdhi ndërsa liderët globalë bashkuan forcat me një linjë ndërkombëtare artistësh – përfshirë Shakira, Coldplay dhe Miley Cyrus – në një aktivitet historik të shtunën për të mbledhur para në luftën kundër COVID-19.

Nisma shënoi përfundimin e fushatës së “Global Goal”:  “Unite For Our Future” e nxitur nga BE dhe grupi aktivist Global Citizen për të financuar kërkime për një vaksinë koronavirusi dhe për të ndihmuar në rindërtimin e komuniteteve të prekura nga pandemia “në një mënyrë të duhur dhe të drejtë”.

Koncerti nisi në 8 pasdite në CET dhe u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë botën dhe u bashkë-organizua nga von der Leyen dhe Dëayne “The Rock” Johnson.