Koronavirusi nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës, deklaroi sot agjensia e Bashkimit Evropian për kontrollin e sëmundjeve, në një paralajmërim të qartë se pandemia mund të vazhdojë kur temperaturat të rriten nëse nuk zbatohen masa për ta penguar atë, sipas Financial Post.

Njoftimi duket se shuan pak shpresën se SARS-CoV-2, emri i virusit të ri, mund të sillet si katër koronaviruset e tjerë, të cilët janë endemikë në popullatat njerëzore dhe që zakonisht nuk janë përhapur në muajt e verës.