Kohët e fundit kryeqyteti jonë është mbushur me aktivitete argëtuese si koncertet në shesh apo te liqeni. Mirëpo ndryshe nga këto këtë fundjavë do të ketë një super aktivitet, ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë në Tiranë.

Të gjithë padaluesit dhe të apasionuarit e biçikletave do të kenë mundësi të pedalojnë në një garë me rroba banje.

Kjo paradë e veçantë fillon të shtunën më 22 shtator në ora 10:00 paradite tek Pallati i Kongreseve dhe është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë.

Parakalimi do të mbarojë në drekë, ora 13:00 dhe më pas të gjithë pjesëmarrësit do të bashkohen tek liqeni për të kaluar disa orë të tjera argëtuese.

Duke qënë se e shtuna do të jetë shumë e nxehtë të gjithë pjesëmarrësit mund të marrin me vete mjetet e duhura që të lahen në liqen, si komerdare dhe peshqirë.
Prandaj nëse edhe ju mezi e keni pritur një aktivitet të tillë ky është momenti të regjistroheni në këtë parakalim special me biçikleta.