Belgjika paralajmëron: “Pritet sulm tjetër terrorist”

Autoritetet belge kanë ngritur alarmin dhe kanë paralajmëruar qytetarët për sulme të tjera terroriste. Stacionet nukleare në Belgjikë iu është kërkuar që t’i evakuojë pjesëtarët e stafit për shkak se po dyshohet që edhe këto stacione mund të jenë pjesë e sulmeve terroriste.

Kryeministri belg, Charles Michel, ka thënë se autoritetet belge kanë ndërmarrë masa të mëdha sigurie.

“Përforcime ushtarake kanë ardhur në qytet, është shtuar kontrolli nëpër kufij dhe ka edhe restrikcione për vendet publike, e sidomos në vendet e transportit. Ky është një moment tragjik për vendin tonë, dhe më shumë se kurrë i bëj popullit tim thirrje për qetësi dhe solidaritet. Po përballemi me një sfidë të madhe, një sfidë bukur të vështirë, dhe këto mund t’i përballojmë vetëm duke qenë të bashkuar, duke treguar solidaritet dhe duke qenë së bashku”, u shpreh Michel.

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al