Belgjika tronditet nga 5 sulme terroriste

Kryeqyteti i Belgjikës është zgjuar nën kërcënimin e sulmeve terroriste ku kanë humbur jetën dhjetra persona, një numër i pakonfirmuar zyrtarisht. Brukseli u trondit nga 5 sulme të njëpasnjëshme, fillimisht nga dy shpërthime në aeroportin ndërkombëtar, ku humbën jetën të paktën 14 persona dhe u plagosën 30 vetë.

Bombat ishin vendosur në terminalin e fluturimit të një kompanie amerikane. Para shpërthimeve në aeroport, një burrë qëlloi me armë dhe u dëgjua të bërtiste në gjuhën arabe.

Pas kësaj, shpërthime të tjera ndodhën në metronë e Brukselit në lagjen Maelbeek, ku janë të vendosura zyrat e Bashkimit Europian. Raportohet se janë 20 viktima dhe 55 të plagosur nga shpërthimi në metro.

Qeveria e Belgjikës deklaroi zyrtarisht se janë sulme terroriste e si rrjedhojë rreziku është rritur në nivelin 4, çka do të thotë se në rrugë ka dalë ushtria. Të gjitha metrotë e autobusët janë mbyllur si dhe aeroporti është i bllokuar.

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al