Bezhani: KOKSH ka vendosur të japë një shpërblim për Luiza Gegës

Komitetit Olimpik Kombetar ShqiptarPresidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Z. Viron Bezhani priti sot në prani edhe të Anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, nënkampionen e Evropës, medalje argjendi në garën 3000m me pengesa, në Kampionatin Europian të Atletikës në mbajtur në Amsterdam javën e kaluar, atleten Luiza Gega, së bashku me trajnerin e saj z. Taulant Stërmasi të shoqëruar nga President i Federatës së Atletikës z. Gjergj Ruli .

Presidenti i KOKSH, Z.Viron Bezhani në konferencën për shtyp në prani të mediave, uroi atleten e talentuar për suksesin e arritur. Ai theksoi dhe vlerësoi kontributin që kanë arritjet e suksesit të atletes së medaljes së argjendë në sportin Shqiptar. Gjithashtu ai kujtoi se pas kësaj arritjeje qëndron puna e madhe e bërë deri tani ashtu sikurse do të duhet ende punë e përpjekje për një qëllim më të madh – rezultate të mira në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, pasi Luiza është atletja e parë e kualifikuar nga Ekipi Shqiptar në këto Lojëra.

Presidenti Bezhani premtoi se këto rezultate duhet të stimulohen në respekt të mundit dhe sakrificës që sportistët japin dhe theksoi se Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka vendosur që të japë një shpërblim motivues Luiza Gegës për fitoren e medaljes së argjendit në Kampjonatin Europian Amsterdam 2016.

viron bezhaniAtletja Luiza Gega falenderoi duke përmendur mbështetjen e dhënë nga KOKSH në përgatitjen për këto Lojëra prej tre vite radhazi me anë të Bursës Olimpike ,si dhe mbështetjen e Federatës dhe trajnerit të saj. Trajneri i atletes Luiza Gega, cilësoi arritjet dhe përpjekjet maksimale të atletes dhe mbështetjen e KOKSH në përpjekjet e saj drej Lojërave Olimpike “Londër 2012” ashtu dhe rrugëtimin e saj drejt “Rio 2016”. Ai e theksoi si mjaft të rëndësishëm faktorin mbështetës të të gjithë aktorëve i cili është i domosdoshëm për arritje më të larta.

Moment i rëndësishëm ishte firmosja e Kontratës si pjesë e Ekipit Olimpik Shqiptar për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ndërmjet Sportistes Luiza Gega dhe Presidentit të KOKSH z. Viron Bezhani.

Pas firmosjes së Kontratës, Luizës iu dorëzua zyrtarisht edhe uniforma sportive e Ekipit Olimpik të cilën ajo e veshi dhe e prezantoi para medias.

Në fund fjalën e mbajti Gjergj Ruli, President i Federatës Shqiptare të Atletikës i cili shprehu krenarinë që atletja Luiza Gega dhe atleti Izmir Smajlaj , të dy pjesë të Ekipit Olimpik Shqiptar “Rio 2016” me rezultatet e tyre në Kampjonatin Europian janë një shembull suksesi të kësaj federate duke uruar që sportistë të tjerë të vlerësohen dhe të ndjekin këto modele.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al