Gazetari Dritan Kaba ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë, në një kohë që në bursën ndërkombëtare ka rënë.

Sipas Kabës, në botë çmimi i naftës ka rënë në 50 dollarë për fuçi, nga 82 që ishte, teksa në vendin tonë vetëm është rritur deri tani për shkak të taskave të Rilindjes.

POSTIMI:

BIE ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË, RRITET NË SHQIPËRI NGA TAKSAT E RILINDJES!
Në botë çmimi i naftës bie në 50 dollarë për fuçi, nga 82 që ishte.
Në Shqipëri fatkeqësisht vetëm rritet nga taksat e Rilindjes.
Paratë i mbledhin nga qytetarët për të shpërblyer oligarkët.
Për PPP vrastare dhe korruptive. Rrugët e dhëna me koncension ku vlera e ndërtimit të tyre shkon deri në 5 herë më shtrenjtë se normalisht.
Për dëmshpërblimet e kontratave korruptive si ai i Check up, për të dëmshpërblyer kontratën e Rrugës së Kombit. Për të paguar interesat e koncensionarëve të babëzitur.
Për të paguar një projekt si ai i Unazës së Re, 40 milion euro, ku më lirë i bie ta shtrosh me ar se me asfalt. Dhe për qytetarët e pronat e tyre nuk ka dëmshpërblim!
Ky është realiteti që ofron Rilindja!