Një aeroplan i vogël e tejkaloi destinacionin e tij në Australi me pothuajse 50 km (30 milje) pasi pilotin e zuri gjumi, thonë zyrtarët e sigurisë ajrore.

Piloti ishte personi i vetëm në bordin e fluturimit të mallrave nga Devonport në King Island në Tasmania.

Incidenti, i klasifikuar si një rast i “paaftësisë”, po hetohet nga Zyra Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB).

Aeroplani Piper PA-31, i drejtuar nga Vortex Air, kishte për detyrë të përfundonte udhëtimin prej 240 km në orën 07:15.

“Gjatë fluturimit, piloti ra në gjumë, duke bërë kështu që avioni të arrijë deri në King Island për 46 kilometra,” tha ATSB në një deklaratë të shkurtër.