Bie për të katërtën ditë radhazi, numri i përditshëm i vdekjeve në Spanjë, duke zgjuar shpresën se faza e shpërthimit më të keq të pandemisë në vend ka mbaruar.

Siç shkruan El Pais, në 24 orët e fundit janë regjistruar 637 viktima, duke e çuar numrin në total të vdekjeve në 13.055. Mes viktimave janë 10 mjekë, një infermiere dhe një ndihmëse infermiere.

Kjo është shifra më e ulët në pothuajse dy javë.

Përveç kësaj, të infektuarit kanë shkuar në 135.032. Mes tyre, janë shëruar 40,000.

“Shkalla e rritjes së pandemisë po zvogëlohet në të gjithë Komunitetet Autonome, dhe kjo rënie reflektohet në rënien e numrit themelor riprodhues. Është një tregues i mirë epidemiologjik”, tha Sierra.

Më shumë se 15,000 punonjës të kujdesit shëndetësor janë testuar pozitivë për virusin, pasi një mungesë furnizimesh i detyroi ata të përdorin mjete mbrojtëse shtëpiake, teksa luftuan me një prej shpërthimeve më të shpejtë në botë.

Epidemia, e cila ka lënë Spanjën me numrin më të madh të vdekjeve për milione banore, ‘shkatërroi’ spitalet dhe e zhyti vendin në një bllokim gati-total, i cili pritet të shtrihet për të paktën gjashtë javë.