Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates po tërhiqet nga bordi i kompanisë për t’u përqëndruar në filantropi.

Gates ishte Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft deri në vitin 2000 dhe që prej asaj kohe gradualisht e e rriti përfshirjen e tij në kompaninë që filloi me Paul Allen në 1975.

Ai shërbeu si kryetar i bordit nga viti 2008 deri në vitin 2014.

Miliarderi njoftoi të premten se ai po largohet plotësisht nga bordi i Microsoft-it, si dhe vendin e tij në bordin e Berkshire Hathaëay, konglomerati i kryesuar nga miliarderi tjetër Ëarren Buffett.

Gates tha që ai planifikon t’i kushtojë më shumë kohë fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Ai do të mbetet gjithashtu një këshilltar i teknologjisë për CEO të Microsoft, Satya Nadella dhe drejtues të tjerë të kompanisë.