Biznesmeni Becchetti godet me shkelm tranjerin Hessenthaler

Biznesmeni italian Francesco Becchetti dënohet nga Federata Angleze e Futbollit me gjobë 40 mijë Paund dhe 6 ndeshje pezullim për të ndjekur ndeshjet e Leyton Orient në stadium pas incidentit me ndihmës trajnerin Andy Hessenthaler edhe pse klubi sqaroi se sipas tyre ishte

shaka nga gëzimi. Në deklaratën e Komisionit të Disiplinës së Federatës Angleze të Futbollit theksohet se “Edhe pse Presidenti i Leyton Orient tha se sjellja e tij pas ndeshjes ndaj Portsmuthit nuk ishte e dhunshme, ai gjobitet me 40 mijë Paund, pezullim me 6 ndeshje nga stadiumi dhe një paralajmërim”. Incidenti u regjistrua më 26 dhjetor në ndeshjen mes Leyton Orient dhe Portsmuthit, teksa Francesco Becchetti goditi me shkelma ndihmës trajnerin Andy Hessenthaler pas fitores 3-2. Francesco Becchetti është i kërkuar edhe nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe evazion fiskal.

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al