Blerina Bombaj: Lista “e zezë” e ushqimeve që nuk duhet të konsumoni

Dietologia Blerina Bombaj ka përgatitur një listë të ushqimeve që mund të konsumoni dhe një me ushqimet që duhen evituar nëse doni të humbisni peshë.

Më poshtë lista me ushqimet që janë me “të zezë” (të palejuara):

Nga ushqimet që përmbajnë proteina: pançeta, sallami, salsiçet, mishi me dhjamë, të brendshmet.

Nga frutat dhe zarzavatet: patatet e skuqura, frutat e thata.

Nga sheqernat: Gjithë llojet e bukës së bardhë, orizi i bardhë, makaronat e zakonshme, tortelinet, raviolet, pica, keku, kroasanët, krepat, veferat.

Nga yndyrnat: gjalpi, margarina, salcat e gatshme, krem qumështi, qumështi dhe kosi me yndyrë të plotë, vajrat e tjerë bimorë dhe gjalpi i stikave.

Më poshtë lista me ushqimet që janë me “jeshile” (të lejuara):

Nga ushqimet që përmbajnë proteina: mishi i pulës i bardhë pa lëkurën, mish gjeli deti, mish viçi pa dhjamë, peshk, karkaleca.

Nga frutat dhe zarzavatet: spinaqi, lakra, brokoli, lulelakra, kastraveci, domatja, karotat, sallata jeshile, lakra e kuqe, radikio, pazia, rukola, kungulli i verdhë, mashurkat, patëllxhani.

Nga sheqernat: Gjithë llojet e bukës integrale, makaronat integrale dhe orizi integral.

Nga yndyrnat: vaj ulliri ekstra i virgjër, qumësht pa yndyrë (o,5%), kos, djathë me më pak se 10% yndyrë, bajame, lajthi, arra dhe fara të linit.

Burimi:(RevistaSofra.al)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al