I gjithë qarku i Dibrës është bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Problematikat më të mëdha në qarkullim janë në Lurë, Kalanë e Dodës, Selishtë, Ostren, Trebisht, Arras, Martanesh, Xibër dhe Macukull në Mat.

Mësohet se në vend është shpallur gjendja e emergjencës, ku ka nisur pastrimi i rrugëve dhe punimet e ndryshme nga Bashkitë në qarkun e Dibrës. Nga ana tjetër, janë bllokuar rreth 115 familje, të cilët nuk lëvizin dot prej dëborës në Bulqizë.

Gjithashtu, mësohet se prej disa ditësh në shumë vende të Dibrës ka mungesë të energjisë elektrike.