Mbrëmjen e djeshme, skuadra e Boca Juniors u nis për në Madrid, për t’u përgatitur për ndeshjen e kthimit finale të Copa Libertadores ndaj River Plate.

Federata e CONMEBOL javën e kaluar vendosi që ndeshja e kthimit finale e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, të luhet në kryeqytetin e Spanjës në Madrid, në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’.

Shkak për këtë ishin trazirat nga tifozeritë dhe ndeshja ishte e pamundur të luhej në Argjentinë.

Ndërkaq,  tifozët e Boca Juniros janë përkujdesur që t’i dhurojnë skuadrës një mbështetje të madhe para se të marrin rrugën për në Madrid.

Mijra tifozë kanë përcjellë ekipin duke i treguar që ata nuk janë vetëm. Pamjet flasin vetë.