Braimllari: Dita Ndërkombëtare e Rinisë, një ditë reflektimi për këtë qeveri

Në ditën Ndërkombëtare të Rinisë, deputeti i LSI Endrit Braimllari përmes një postimi në “Facebook”, e ka cilësuar si një ditë reflektimi për qeverinë.

Postimi i plotë:

“Dita Nderkombetare e Rinise”, duhet te jete nje dite reflektimi per kete qeveri. Te rinjte e vendit jane te pashprese dhe te paperkrahur nga politikat e kesaj qeverie.

Te rinjte e vendit shpresen e vetme kane emigrimin sepse ky Kryeminister nuk ofron asnje politike. Nuk ka mundesi punesimi ne vend, nuk ka politika rinore qe stimulojne te rinjte, nuk ka nje sistem arsimor te unifikuar me tregun e punes, nuk ka lehtesira fiskale stimuluese per te rinjte te cilet krijojne nje biznes.

Ky Kryeminister dhe kjo qeveri eshte shume larg politikave rinore.

Ky Kryeminister kerkon te shkaterroje çdo gje, vrau endrren dhe shpresen e te rinjve te ketij vendi.

Te rinjte i ka lene pa pune dhe ne varferi, i ka lene ne meshire te fatit duke i ofruar si shprese te vetme emigrimin.

Politika e tij eshte e qarte, hajduteria e prones publike, konçensionve klienteliste, varferi ekstreme dhe pasiguri publike.

Koha nuk pret me, te rinjte do ti japin goditjen perfundimtare ketij Kryeministri antikombetare.

Te rinjte duan te punojne dhe te investojne ne kete vend jo vetem per te tashme por dhe per te ardhmen e femijeve te tyre.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al