Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka komentuar Komisionin Hetimor, i ngritur pas nisjes së procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nga Partia Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shprehet se: Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë pasi ky i kishte shërbyer në fushatën e Dibrës”.

Gjithashtu, Braimllari shprehet se kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, “duhet të ishte nën hetim pa imunitet dhe në arrest nëse do kishim një Prokurori të Pavarur dhe jo të emëruar nga Ulsiu”.

Postimi i plotë:

Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur ne pergjime zyrtare te prokurorise duke ofruar pozicion pune me te larte shefit te policise pasi ky i kishte sherbyer ne fushaten e Dibres.
Ulsiu i thoshte: “ti je per me nalt, me kap ndonje gje te madhe se na duhesh”.
Per ç’fare i duhesh Ulsiut per te ndare parate e trafiqeve?! Ulsiu sot duhet te ishte nen hetim pa imunitet dhe ne arrest nese do kishim nje Prokurori te Pavarur dhe jo te emeruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu me 18 dhjetor, kur votohej ne kundershtim me Kushtetuten per Prokurorin e Pergjithshem ishte aq shume aktiv dhe e mbronte me zell te madh.
Mos u shqeteso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga nje drejtesi e pavarur.