I ftuar në “Ora News”, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari u shpreh se opozita po pret nisjen e procedurave nga Komisioni Qendrori Zgjedhjeve për t”u regjistruar për zgjedhjet e 13 tetorit.

Braimllari tha se KQZ apo Kolegji Zgjedhor nuk mund të interpretojnë dekretin e presidentit dhe nëse nuk nisin procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit anëtarët e këtij institucioni do të mbajnë përgjegjësi penale.

13 tetori është një datë kushtetuese është e zbatueshme për të gjitha partitë. Nuk ka një regjistrim për momentin pasi KQZ ende nuk ka filluar procedurat për 13 tetorin. Ne presim që KQZ të shpallë procedurat për regjistrimin e partive në zgjedhje. Në mungesë të funksionit të KQZ në këtë drejtim shkojmë në paligjshmëri dhe ato do të mbajnë përgjegjësi. Denar Biba dhe përfaqësuesit e tjerë KQZ do të mbajnë përgjegjësi penale. Dekreti i presidentit është i zbatueshëm deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk mundet të marrë vendim KQZ për të rrëzuar apo jo dekretin e presidentit nuk mundet kolegji zgjedhor të marrë vendim mbi dekretin e presidentit. Presim që KQZ të fillojë sa më shpejt procedurat për regjistrim”,- tha Braimllari.