Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari zhvilloi ditën e sotme një takim me ekipin e organizimit të gjimnazeve në Korçë. Braimllari theksoi se më datë 25 Maj rinia do të jetë në protetë kundër Edi Ramës.

Statusi i Braimllarit

Sot zhvilluam një takim me ekipin e organizimit të gjimnazeve në Korçë.

📌Të rinjtë janë prioriteti kryesor i LSI. Përfshirja e të rinjve në vendimarrje, krijimi i hapësirave të nevojshme për arsimim dhe punësim është padiskutim prioriteti ynë.

Kjo qeveri i ka larguar të rinjtë nga vendi për shkak të mungesës së vendeve të punës, duke humbur shpresën se ky vend do behët. Edi Rama sot është armiku kryesor i të rinjve duke mos krijuar asnjë mundësi për të rinjtë në këtë vend. 

Zgjedhje me 30 Qershor pa opozitën nuk do këtë. Ne nuk mund të lejojmë që Edi Rama t’a kthejë vendin 30 vite pas. Pikërisht për atë çka protestuan dhe punuan të rinjtë e viteve ‘90, për atë do protestojmë dhe do sakrifikojmë çdo gjë, që në Shqipëri të instalohet demokracia dhe parlamentarizmi dhe jo një sistem monist, për të cilin Rama po punon.
🌪Energjia e të rinjve, më datë 25 Maj, në protestën e shqiptarëve do ta terheqë zvarrë Edi Ramën dhe këdo tjetër që guxon të godasë demokracinë dhe parlamentarizmin në vend.

Image may contain: 6 people, people sittingImage may contain: one or more people and indoorImage may contain: 6 people, people sitting