Braimllari-Ndreut: Inatin që ke me tepsinë e Ramës, nuk të ndihmon të shfrysh mllefin tënd te njerëzit e LSI-së

Pas statusit të deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu për ‘falangat që qeverisin dhe sot’ dhe ‘tepsinë’ duke sulmuar kështu Lëvizjen Socialiste për Integrim, vjen dhe reagimi i parë nga kjo e fundit. Deputeti Endrit Braimllari, me anë të një statusi në Facebook ka theksuar se Ndreu e ka inatin me Ramën dhe sulmon LSI-në.

Më poshtë keni statusin e plotë:

I dashur Pjerin,

Inatin që ke me tepsinë e Edi Ramës nuk të ndihmon të shfrysh mllefin tënd tek njerëzit e LSI-së.

Janë të shumtë njerëzit që LSI iu ka dhënë shansin, dhe nuk ka parë bindje politike por është bazuar në vlerat që ata mbartin dhe në respekt të ligjit, kjo edhe për shumë socialistë të ndershëm që nuk iu hapeshin dyert.

Po të përmend vetëm disa emra që LSI iu dha shansin e që jo vetëm janë të mirë diplomuar jashtë vendit, por janë edhe vlerë për administratën publike.

Z. Kristlen Keri, Znj. Daniela Cekani, Znj. Blerina Ago, Znj. Lindita Sotiri, Eldorado Kice, Aurel Lamçe, etj.

Edhe bashkëshortes tënde LSI i dha shansin për të qenë shefe e financës në Ministrinë e Integrimit kur PS i mbyllte derën se ishte bashkëshortja jote dhe unë mendoj që ajo e meritonte.

Nëse të duhet më tepër informacion, si Sekretar i Përgjithshëm i LSI kam dijeni për të gjithë ata që LSI iu dha shansin, por edhe të atyre mijëra nëpunësve që PS i hodhi në rrugë duke shkelur rëndë ligjin e nëpunësit civil dhe i ka zëvendësuar me familjarë të familjeve mafioze.

Përsëri, kjo nuk ndryshon respektin që kam për ty.

Të përshendes,

Endriti

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al