Braimllari: Nuk ka BE me Ramën, ti japim goditjen përfundimtare Kryeministrit qesharak

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari  me anë të një postimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij se pasi mbushën vendin me drogë tani kanë një mison për pastrimin e parave të pista.

Postimi i plotë:

Nga kultivimi i kanabisit, te drogërat e forta dhe tani te pastrimi i parave të drogës. Ky Kryeministër po ndjek një politikë të qartë kriminale.

Pasi kanabizoi vendin, hapi kufijtë për transportin e drogërave të forta me urdhër të tij politik, tani ka një tjetër mision: të pastrojë paratë e trafiqeve.

Po vendos në zbatim planin e tij të qartë të hajduterisë së pronës publike për interesin e tij personal sepse prona publike duhet për të ndërtuar kullat e tij klienteliste, për të pastruar paratë që vijnë nga trafiku i tij qeveritar.

Ky është përgjegjësi kryesore  që sot Shqipëria radhitet në raporte të agjensive ligjzbatuese si vend kryesor për trafik droge, krim të organizuar dhe pastrim parash.

Nuk ka BE me Edi Ramen Kryeministër.
Shqiptarët nuk presin më, do ti japin goditjen përfundimtare këtij Kryeministri qesharak, hajdut, trafikant dhe imagjinar në projekte.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al