Braimllari: Për çfarë bashkëqeverisje e qytetarët flet ky Kryeministër batakçi?!

Deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale kundër qeverisë Rama në lidhje me bashkëqeverisjen e partisë më qytetarët.

Nuk ka bashkëqeverisje me qytetarët, ka bashkëqeverisje me oligarkët dhe krimin e organizuar. Sot raporti i bashkëqeverisjes së këtij Kryeministri ka vetëm një shifër: varfëri ekstreme, pasiguri publike dhe emigrim i të rinjve.-shprehet Braimllari.

Postimi i plotë:

““Bashkëqeverisja me partinë”

Nuk ka bashkëqeverisje me qytetarët, ka bashkëqeverisje me oligarkët dhe krimin e organizuar. Sot raporti i bashkëqeverisjes së këtij Kryeministri ka vetëm një shifër: varfëri ekstreme, pasiguri publike dhe emigrim i të rinjve.

Për çfarë bashkëqeverisje flet ky Kryeministër batakçi?!
Për atë që i bëri banorëve të Kukësit duke vendosur taksën pa asnjë konsult publike? Apo ky raporton vetëm ato çka këtij i intereson?! Pse nuk flet për shkeljen e Kushtetutës dhe dhunimin e Kushtetutës, për paligjshmërinë e çdo instuticioni shtetëror?! Pse nuk flet për konçensionet klienteliste që po falimentojnë shtetin?! Pse nuk flet për prokurimet publike që jepen pa konkurrim por me negocim të drejtpërdrejt krimit dhe oborrtarëve të tij?! Pse nuk flet për hajdutërinë e pronës publike dhe pastrimin e parave të krimit?! Pse nuk flet Kryeministri për inspektorët batakçinj të tij që janë vërsulur nëpër biznese të ndershme duke vënë gjoba pa asnjë kriter ligjor?! Pse nuk flet për mbylljen e bizneseve dhe papunësinë gjithmonë në rritje?! Pse nuk flet për largimin e të rinjve nga vendi?!
Ka vetëm një rrugë largimin e këtij Kryeministri batakçi një orë e më parë, i cili ka 11 muaj që nuk qeveris dhe jo më të bashkëqeverisë me qytetarët e këtij vendi.”

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al