Braimllari: Politika e LSI-së për qytetarët, larg konfliktit

Kryetari i LSI-së së Tiranës, z. Endrit Braimllari, zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 8 në kryeqytet. Në këtë takim, që u zhvillua në formë bashkëbisedimi me banorët, z. Braimllari ishte i shoqëruar nga dy anëtarët e Kryesisë së LSI-së, Bahri Shaqiri, njëkohësisht edhe Zv.Kryetari i LSI Tiranë dhe Dritan Ylli, i cili është njëkohësisht kryetar i LSI-së për Njësinë nr. 8 në kryeqytet.

Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së së Tiranës, Endriti Braimllari, theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të jetë pranë çdo banori të Tiranës, në çdo problematikë që i shqetëson ata.

“Forca jonë qëndron tek marrëdhënia e jashtëzakonshme që kemi me qytetarët, tek komunikimi ynë i vazhdueshëm, tek dëgjesa publike. Jemi këtu për t’ju dëgjuar për problemet që keni, për të bërë prezent çdo shqetësim tuajin”, tha z. Braimllari, duke i garantuar qytetarët e Njësisë Administrative nr. 8 në Tiranë se Lëvizja Socialiste për Integrim është një shans për të gjithë. “LSI është një shans për këdo nga ju që kërkon të kontribuojë në shërbim të vendi.

Ne po punojmë çdo ditë për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ne jemi për një politikë të thjeshtë, për një politikë pranë halleve të njerëzve. Qytetarët kanë nevojë për një politik e cila është larg arrogancës”, vijoi ai.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Tiranë, Endrit Braimllari, tha se LSI sjell stabilitet politik në vend.

“Sfida jonë nuk është thjesht rritja e LSI por shërbimi qytetar alternativë më e mirë që i ofrohet shoqërisë.

LSI është e lidhur ngushtë me interesat e qytetarëve të thjeshtë, ne jemi të bindur se modeli që ka më shumë nevojë Shqipëria jonë ka të bëj me solidaritetin, me bashkëpunimi, bashkimin e energjive pozitive në shërbim të vendit.

Vendi ynë ka nevojë për një solidaritet të ri i cili vendoset në themelet e shoqërisë, ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm që marrin vendime në shërbim të vendit”, tha ndër të tjera z. Braimllari.

Ndërsa, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Bahri Shaqiri, duke marrë fjalën në këtë takim tha se LSI gjithmonë do të jetë një zë i fuqishëm i interesave të vendit dhe qytetarëve.

“Unë vij sot këtu si banor i vjetër i kësaj lagjeje dhe atë kontribut dhe ndihmë që ju kam dhënë ndër vite do të vazhdoj ta jap edhe tani, me më shumë energji, pasion dhe përkushtim, sepse mbi të gjitha LSI është një shans për të gjithë dhe në radhë të pare LSI është një shans për të gjitha familjet tona, është një shans për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ndër të tjera ai.

Ndërsa kryetari i LSI-së në Njësinë 8, Dritan Ylli, tha se shqiptarët shohin shpresë te LSI-ja, një forcë politike që nuk kujtohet për njerëzit vetëm kur vjen fushata.

“Banoret e Njësisë 8 shohin shpresë te Lëvizja Socialiste për Integrim, ndaj po e mbështesin gjithnjë edhe më shumë. LSI nuk kujtohet për banorët vetëm në kohë fushatash”, – deklaroi z. Ylli.

Burimi:(integrimi.al/E.S)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al